Shtetasit slloven jashtë vendit kanë të drejtë të kompensimit në pajtueshmëri me parimet e barazisë, paanësisë, efikasitetit dhe paanësisë.
Sektori konsullor siguron mbrojtje për të gjithë qytetarët e Sllovenisë në rastin e kufizimit apo heqjes së lirisë së tyre personale ose shkelje të të drejtave themelore civile.
Lëshimi i pasaportave të Republikës së Sllovenisë
Republika e Sllovenisë më datën 28.08.2006 ka filluar lëshimin e pasaportave të reja biometrike. Pasaportat e lëshuara gjatë periudhës 2001 dhe 2006 (me ngjyrë të kuqe) vazhdojnë të mbeten të vlefshme deri në skadimin e afatit të vlefshmërisë së tyre.
Shtetasit e Republikës së Sllovenisë, të cilët banojnë jashtë vendit në mënyrë permanente ose të përkohshme, mund të aplikojnë për pasaport të ri duke paraqitur kërkesën në përfaqësinë diplomatike-konsullore jashtë vendit. Ata që banojnë përkohësisht jashtë vendit, kërkesën e tyre për pasaportë mund ta paraqesin në njësinë komunale të atij vendi ku kanë paraqitur vendbanimin (njësia administrative e banimit).
Inkuadrimi i fëmijëve në pasaportën e prindërve ose përfaqësuesve ligjor nuk egziston, prandaj, duhet që fëmijët poashtu të aplikojnë për pasaportë të tyre.
Shtetasi i Republikës së Sllovenisë, i cili gjatë pesë viteve të fundit ka humbur, e ka të zhdukur apo i janë vjedhur dy ose më shumë pasaporta, i lëshohet pasaportë me vlefshmëri një vjeçare, në raste kur personi nuk e ka dëshmuar arësyen objektive të humbjes së pasaportës dhe e ka lajmëruar si vepër kriminele.
Shtetasit e Republikës së Sllovenisë, të cilët janë më të vegjël se 3 vjeç do të ju lëshohet pasaportë me vlefshmëri 3 vjeçare, kurse shtetasit me moshë prej 3-18 vjeç, me 5 vjet vlefshmëri. Shtetasit që i përkasin moshës madhore ju lëshohet pasaportë me afat vlefshmërie 10 vjet.
Taksat konsullore janë të klasifikuara më poshtë:
- 49 euro për pasaportë me afat vlefshmërie 3 vjeçare
- 65 euro për pasaportë me afat vlefshmërie 5 vjeçare
- 98 euro për pasaportë me afat vlefshmërie 10vjeçare
Taksa paguhet me para të gatshme gjatë aplikimit në departamentit konsullor.
Kërkesa duhet të paraqitet personalisht (neni 22 Ligji mbi dokumentet e udhëtimit). Formularin e aplikimit do ta plotësojë zyrtari nga sektori konsullar, aplikuesi duhet personalisht të nënshkruhet me laps të posaçëm. Në rastë se personi i mitur dinë të shkruaj, mundet njëashtu të nënshkruhët personalisht (fëmijë mbi 7 vjet).
Gjatë dorëzimit të kërkesës duhet të dorëzohen edhe fotografitë, që paraqesin shembull të vërtetë të aplikuesit. Fotografija nuk guxon të jetë e modifikuar (retushim) dhe letra e fotografisë duhet të jetë e hollë dhe me shkëlqim, me madhësi prej 34x35 mm, me ngjyrë apo bardh e zi. Fotografitë nuk duhet të jenë të bëra nga aparati vetëfotografues.
Aplikuesi duhet fotografuar prej përpara, me ballë të zbuluar, pa kapelë, shallë, syza dielli etj. Personat të cilët për arësye të zakoneve apo arsyeve fetare mbajnë shami ose kapelë, lejohet përjashtimi për raste të tilla të fotografimit, ku pala do te jetë e fotografuar me mbulesë, por duhet pasur ballin e zbuluar dhe të jetë fotografuar nga para.
Ju lutemi që në veçanti të keni kujdes:
Pasaporta e re sllovene përmban një çip elektronik në të cilat janë ruajtur të dhënat biometrike të bartësit. Për atë arsye, fotografia duhet të jetë në përputhje me standardet teknike të kërkuara, përndryshe e njejta nuk është e lejuar të përdoret për prodhimin e një pasaporte të re. Kërkesat teknike për përshtatshmërinë e fotografive janë të detajuara në një broshurë që keni në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pikërisht në linkun në vijim: http://www.mnz.gov.si/
Në të kaluarën fotografitë e bëra për dokumente, kanë paraqitur ca probleme. Të njejtat ngecje i presim edhe në të ardhmen, sidomos me kërkesat e reja për fotografi biometrke të cilat kërkojnë kriteriume më të larta. Do të kurseni kohë dhe të holla nëse insistoni që fotografitë të jenë në nivel të kualitetit të duhur.
Vëmendje të veçantë të keni në hijen e fotografisë, ku në disa raste hija e fotografisë shihet edhe ne anën e pasme (e cila nuk është e lejuar).
Gjithashtu, për shkak të cilësisë së dobët të letrës apo të zhvillimit mund të shfaqen në foto pika ( njolla), të cilat janë të dukshme me sy të lirë. Ky lloj i cilësisë së dobët të fotogafisë nuk është i zakonshem, megjithatë, ju këshillojmë që fotografinë ta kontrolloni në menyrën që do ta ktheni nga ana e dritës. Pikat (njollat) janë zakonisht të bardha ose ngjyrë roze. Fotografitë e tilla do të refuzohen.
Humbje / vjedhje e pasaportë
Në rastë të humbjes ose vjedhjes është e nevojshmë të lajmërohet tek organet kompetente të shtetit (policia), që është bëre humbja e pasaportës.
Pasaporta për kthim në shtetin amë mund të nxirret ne përfaqësin diplomatiko – konsullore të vendit. Për të aplikuar për pasaportë për kthim, duhet dorëzuar dëshmi nga raporti i policisë ku vërtetohet që pasaporti paraprak ka qenë i humbur apo i vjedhur si dhe dy fotografi. Gjithashtu, aplikuesi duhet të dëshmojë identitetin tij, për të cilën kërkohet dokument identifikimi me fotografi. Është e rekomanduar që shtetasit e sllovenisë para se të shkojnë jashtë vendit, të vërtetojnë kopjen e pasaportës. Pagesa për të marë pasaportë për kthim është 16 euro dhe paguhet gjatë aplikimit.
Marrja e nënshtetësisë së Republikës së Sllovenisë
Informatat lidhur me mundësitë e ndryshme për marrje të nënshtetësisë së Republikës së Sllovenisë, sqarimin e procedurave, dokumentet e kërkuara, formularet dhe tekstin e Ligjit për shtetësi, mund të gjeni në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ndrimi i vendbanimit të përhershëm / të përkohshëm
Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Regjistrim të vendbanimit për shtetas të Republikës së Sllovenisë, të cilët kanë për qëllim shpërngulen në mënyrë të përhershme, para se të shpërngulen, janë të obliguar të çlajmërojnë vendbanimin autoritetit kompetent (njësia administrative, komuna) dhe të japin adresën e saktë të vendbanimit jashtë vendit (vendi, qyteti, rrugën, numrin e shtëpisë dhe kodin postal). Nëse informacioni nuk eshte i ditur, duhet informuar në ndërkohë autoritetet kompetente. Adresa e saktë jashtë vendit është e rëndësishme për ushtrimin e të drejtës së votimit, sepse çdo qytetar që përgjithmonë është shpërngulur nga territori i Republikës së Sllovenisë, në bazë të së drejtës dhe obligimit zyrtar duhet të regjistrohet në listë zgjedhore për votim të shtetasve që banojnë jashtë shtetit slloven. Adresa e saktë jashtë vendit është edhe një garancion që votuesvë në bazë të kërkesës për të votuar me postë, të marrin materialet zgjedhore në kohë dhe në adresë të saktë.
Ligji gjithashtu jep të drejtën e largimit të qëndrimit të përkohshëm nga territori i Republikës së Sllovenisë. Kjo është e aplikueshme kur një individ ka ndërmend për të udhëtuar në hapsirat jashtë territorit të Republikës së Sllovenisë për më shumë se 3 muaj. Ligji nuk përcakton të drejtën e kohëzgjatjes së mungesës së përkohshme, por kërkohet që të bëhet definimi i banimit në bazë të nenit 3 të Ligjit për regjistrimi të vendbanimit. Edhe në këtë rast, personi duhet te lajmerojë largimin e tij te organet kompetente të shtetit para se të largohet dhe të të japë adresën e saktë të banimit të përkohshëm jashtë vendit. Në moment të kthyerjes nga shteti tjetër për më shumë se 60 ditë apo me qëllim të banimit të përhershëm në vend, duhet të njoftohen autoritetet kompetente për kthimin tuaj në afat prej tetë ditëve pas arritjes.
Ndrimin e vendqëndrimit jashtë shtetit, shtetasi i Republikës së Sllovenisë mund ta lajmërojë në përfaqësinë diplomatike apo konsullore jashtë vendit.
Transportimi dhe lëshimi i dokumenteve të udhëtimit për të vdekurit
Për çështjet e lëshimit të pasaportës për personat e ndjerë dhe për transportimin e tyre në Republikën e Sllovenisë është i nevojshëm dokumentacioni në vijim:
- pasaportë nga personi i ndjerë
- çertifikatë nga regjistri i të vdekurve në formën ndërkombëtare
- çertifikatë mjeksore me përshkrim të shkakut të vdekjes
- çertifikatë e kremimit (në rastin e kremimit të trupit)
- informata mbi mjetin transportues dhe të shoqëruesit gjatë transportimit
- vërtetim ose leje nga autoritetet kompetente që bëjnë varrimin ose kremimin në Republikën e Sllovenisë (vetëm në rastet kur bëhet transportimi i shtetasit të huaj)
- Vërtetim ose leje nga autoritetet kompetente të varrezave të Republikës së Sllovenisë të cilët do të kryejnë varrimin, ose do të ruajnë urnën (vetëm në rastet e mbetjeve njerëzore te shtetasve të huaj) të cilët do të lejojnë transportimin e të ndjerit nga shteti.
Ndihmë për mbledhjen e fondit për kthim në vendlindje
Përfaqësia diplomatike-konsullore mund të ndërmjetësojë kontakte me familjarët ose miqtë shtetas të Republikës së Sllovenisë, të cilët nuk kanë të holla të mjaftueshme për tu kthyer në vend, dhe te cilet janë të gatshëm të sigurojnë të holla ose te financojnë kthim në Republikën e Sllovenisë. Përfaqësia diplomatike-konsullare nuk mund të huazoj mjete për kthim. Të afërmit apo miqtë mund të transferojnë mjetet e tyre në llogarin e përfaqësisë diplomatike-konsullare të Republikës së Sllovenisë dhe të dërgojnë kopje të fletpagesës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë dhe ata të njejtën do ta përcjellin tek ambasada. Në bazë të kësaj dëshmie, përfaqësia diplomatike-konsullare mund të dorëzojë mjetet e depozituara.
Leshimi i çertifikatës së lindjes, martesës, vdekjes, ose çertifikata nga regjistri amë gjegjësishtë vërtetim nga evidenca e tyre
Kërkesa për lëshimin e çertifikatave ose vërtetimeve nga regjistri amë i lindjes, martesës apo të vdekjes, gjegjësishtë çertifikatë nga libri amë i evidentimit në Slloveni, mund të dorëzohet kërkesa në sektorin konsullor ne kuadër të ambasadës më të afërt, me arësyetim për qëllimin e kërkesës për dokumentin.Taksa konsullore është 21 € dhe duhet të paguhet me para të gatshme në departamentin konsullor gjatë aplikimit ose gjatë tërheqjes së dokumentit.