Misionet diplomatike-konsullore të Republikës së Sllovenisë kryejnë verifikimin e nënshkrimeve të dokumenteve personale, nënshkrimeve origjnale dhe fotokopjeve. Me vërtetimin e dokumenteve publike, konfirmohet origjinaliteti i nënshkrimit të personit që nënshkruan dokumentin dhe autenticiteti e vulës në të, nëse nga përfaqësuesit kemi mostër të nënshkrimit dhe vulës që bëjnë lëshim të dokumenteve. Në dokumentet personale vërtetohet vërtetësia e nënshkrimit të personit që ka nënshkruar. Me vërtetim të dokumentit, nuk vërtetohet edhe vërtetësia e përmbajtjes së dokumentit. Vërtetimi i dokumenteve, vulave apo nënshkrimeve, tek të cilat përmbajtja është e papranueshme dhe në kundërshtim me normat e rendit publik, nuk verifikohen. Për verifikim, tarifa e shërbimit konsullor bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit për taksa administrative.
|