Të dhëna të përgjithshme /Informata rreth lejës së qëndrimit / Pomanjšaj pisavo Poveèaj pisavo Printo

Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë

Anton Ceta 6
10000 Prishtinë
Kosovo

T: (+) 381 38 246 255
F: (+) 381 38 246 256
E: mpi(at)gov.si

Ambassador:
HE Jožef Hlep







Informata rreth lejës së qëndrimit

Leja e qëndrimit lëshohet në rastet kur një i huaj dëshiron të hyj në Republikën e Sllovenisë për ndonjë arsye tjetër, që nuk është e mundur në bazë të vizës, ose kur ata duan të jetojnë më gjatë në Republikën e Sllovenisë, e cila poashtu nuk është e mundur në bazë të vizës.

I huaji mund të paraqesë kërkesën për qëndrim të përkohshëm. Më vonë, kur kushtet përmbushen, mund të paraqitet kërkesa për të kërkuar leje për qëndrim të përhershëm.

Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë përfshihet vetëm në procesin e dhënies së lejeve të përkohshme të qëndrimit, pra në rastet e përvetësimit të qëndrimit të parë.

Kërkesa për miratimin e qëndrimit të përkohshëm bëhet në sektorin konsullor të Ambasadës së Sllovenisë në Prishtinë, prej të hënës deri të enjtën, prej orës 09.00-12.00.

Taksa konsullore është 87,00 € e cila paguhet gjatë aplikimit në sektorin konsullor. Çdo pagesë shtesë për nxjerrjen apo premtimin e vizës ose lejës së qëndrimit nuk është e lejuar. Jemi të njohur me raste, kur njerëz të paidentifikuar në afërsi të Ambasadës premtojnë marrjen e vizës ose lejës së qëndrimit me qëllim të përfitimit material.

Të gjithë formularët mund të mirren falas në Ambasadën e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë ose përmes ueb faqës (www.mzz.gov.si).

Zgjatja e qëndrimit të përkohshëm zgjidhet nga ana e njësisë administrative përkatëse vendore.

Qëndrimi i përkohshem mund të lëshohet për arsyet e mëposhtme:

  • Punësimi ose puna (neni 32);
  • hulumtime;
  • studime (neni 33.);
  • punë sezonale dhe ofrime të shërbimeve ndërkufitare të punëtorëve (neni 34.);
  • punë te përditshme të emigrantëve;
  • ribashkim familjar (neni 36.);
  • banorët afatgjatë të vendeve të tjera të BE-së, anëtarët e familjeve të tyre dhe të huajt me prejardhje sllovene;
  • fëmijët e të huajve të lindur në Republikën e Sllovenisë;
  • viktimat e trafikimit dhe;
  • arsye të tjera (neni 40.).

Leja e parë e qëndrimit, e cila është gjithmone e përkohshme,i huaji duhet ta marr para se te hyj në shtet, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj. Kërkesa për lëshim të lejës për qëndrim duhet të dorëzohet në sektorin diplomatiko – konsullor jashtë vendit. Përveç kur ligji lejon, mund të dërgohet në njësinë kompetente administrative.

Aplikimi i kërkesës

Gjatë aplikimit të kërkesës për leje të qëndrimit, personi duhet të dorëzojë të gjitha dokumentet e kërkuara tek zyrtari kompetent në ambasadë. Nëse kërkesa nuk është e shoqëruar me të gjitha dokumentet e nevojshme, aplikimi nuk do të pranohet. Në këtë rast, ambasada informon palen për mos pranimin e kërkesës, si dhe jep arsyet e refuzimit (Njoftim për mos pranimin e kërkesës për lëshimin e lejes për banim). Njoftimi do të lëshohet në dy kopje, nga të cilat njërën e merr aplikuesi, kurse kopja tjeter mbetet në ambasadë. Aplikuesi mund të paraqesë sërish kërkesën, pas marrjes së të gjitha dokumenteve të nevojshme.Kërkesën e kompletuar ambasada e dërgon tek njësia kompetente administrative në Republikën e Sllovenisë.

Dokumentat e huaja (p.sh. çertifikata e martesës, çertifikata e lindjes, çertifikata e hetuesisë, etj.) të cilat përfshihen në kërkesë, duhet të jenë të vërtetuara dhe të përkthyera në gjuhën sllovene dhe nuk duhet të jenë më te vjetra se 6 muaj.

Pas marrjes së lejes së qëndrimit dhe pas hyrjes në Republikën e Sllovenisë, i huaji është i obliguar që brenda tri ditëve të paraqitet në policinë lokale të rajonit (lajmerimi i vendë banimit)

Lëshimi i lejeve të qëndrimit

Aplikuesit për leje të qëndrimit do të informohen, se ambasada ka pranuar leje të qëndrimit nga njësia administrative. Aplikanti duhet të paraqesë pasaportë për aprovim të lejës së qëndrimit në sektorin konsullor të Ambasadës çdo ditë pune ndërmjet ores 08:00 dhe 10:00. Sipas rregullit,pasaporta me lejën e qëndrimit, do t'i kthehen aplikuesit në të njëjtën ditë pas ores 15:00.