Të dhëna të përgjithshme /Informata rreth çështjes së lëshimit të vizave / Pomanjšaj pisavo Poveèaj pisavo Printo

Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë

Anton Ceta 6
10000 Prishtinë
Kosovo

T: (+) 381 38 246 255
F: (+) 381 38 246 256
E: mpi(at)gov.si

Ambassador:
HE Jožef Hlep







Informata rreth çështjes së lëshimit të vizave

Të gjithë shtetasit e Kosovës duhet të paisen me vizë për të hyrë në Slloveni.

Kërkesa për lëshimin e vizes Schengen (kërkesa për marrjen e vizes schengen) dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme (dokumentacioni përcjellës, dokumentacioni përcjellës për marrjen e vizes për qellim të bashkimit familiar, dokumentacioni përcjellës në qoftë se kërkuesi është antar i ngushtë i shtetasit të BE) duhet paraqitur personalisht ne sektorin konsullor te Ambasadës se Republikës së Sllovenisë në Prishtinë, prej të hënës deri te enjtën, prej orës 09:00 -12:00.

Taksa për vizë (35,00 € ose 60,00 € për aplikim të ribashkimit familjar), paguhet vetëm në sportelet e sektorit konsullor të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Prishtinë. Çdo pagesë shtesë ose premtim në lidhje me marrjen e vizës ose lejes së qëndrimit, nuk është e lejuar. Jemi të njohur me raste, kur paraqiten persona të panjohur në afërsi të Ambasadës duke premtuar marrjen e vizës ose lejës së qëndrimit me qëllim të përfitimit material.

Të gjithë aplikacionet mund të mirren falas në Ambasadë ose përmes ueb faqës (www.mzz.gov.si).

Palët të cilat paraqiten për aplikim të vizës, deri në një njoftim të mëtutjeshem, nuk kanë nevojë të rezervojnë termin paraprak.

Të gjitha aplikimet për viza në Ambasadën e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë, do të përpunohen në përputhje me ligjin e BE mbi vizat dhe Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Europian dhe Republikës së Serbisë mbi lehtësimin e lëshimit të vizave.

Sektori konsullor i Ambasadës së Republikës së Sllovenise në Prishtinë do të pranojnë kërkesat për vizë dhe përpunimin e tyre, në qoftë se:

  • Sllovenia është qëllimi i vetëm i udhëtimit,
  • Sllovenia është sa i përket periudhës dhe qëllimit të qëndrimit destinacioni kryesor
  • Në qoftë se dy kërkesat e mëparshme nuk janë plotësuar,atehere Ambasada do të pranoj kërkesën për vizë, vetëm në rast se i huaji hyn në zonën e Schengenit në kufirin slloveno-kroat.

Sektori konsullor i Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Prishtinë,nuk do të pranojë dhe procesoj kërkesat për viza, nëse gjatë dorëzimit të aplikimit të vizave vëren se:

  • kërkesa është dorëuar tre muaj para vizitës së planifikuar ose në qoftë se mbajtësi i vizë i cili ka hyrje të pakufizuar dhe ka aplikuar për vizë para përfundimit të vlefshmërisë së vizës e cila është më e shkurtër se 6 muaj.
  • kërkesa për lëshimin e vizës Schengen nuk është e plotësuar dhe e nënshkruar;
  • fotografia e bashkangjitur nuk është në pajtim me standardet (standardi i kërkuar ICAO)
  • pasaporta është më e vjetër se dhjetë vjet;
  • pasaporta nuk i ka dy faqe të lira;
  • pasaporta me rastin e daljes nga RS apo zonës Schengen nuk do të jetë e vlefshme për të paktën tre muaj të tjerë ose nuk do të jetë e vlefshme për më shumë se tre muaj në rastin e vizitave të njëpasnjëshme nga udhëtimi i fundit i planifikuar nga territori i shteteve anëtare;
  • taksa për vizë nuk është paguar.

Në parim, Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë do të lëshojë vizën në ditën e ardhshme të punës, pavarësisht nga vendimi mbi dhënien e vizës, në qoftë se nuk ka pengesë të veçantë në 15 ditët e ardhshme të punës, nga marrja e kompletuar e kërkesës për vizë. Vizat lëshohen çdo ditë pune pas orës 15:00.

Në rast se aplikuesi i vizës ka paraqitur një kërkesë të pa kompletuar, do të jete i informuar me shkrim, që të gjitha dokumentet përcjellëse duhet të jenë të bashkangjitura (formulari për plotësimin e kërkesës).

Nëse kërkesa për vizë nuk është e plotesuar, ajo mund të plotesohet në ditën tjetër të punës prej ores 13:00-14:00.

Duke u bazuar në Kodin për Viza, periudha kohore e lëshimit të vizës mund të zgjatet në 30 ditë kalendarike, në disa raste të veçanta edhe deri në 50 ditë. Edhe në raste të tilla, aplikantët do të jenë të informuar me shkrim që lëshimi i vizës për shkak të rrethanave objketive nuk ka qenë e mundur, dhe se aplikuesit mund të informohen përmes ambasadës për statusin e vizës (informatat për statusin e vizes).

Në rast se procedura e verifikimit konstaton se aplikuesi nuk i plotëson kushtet, viza do të refuzohet. Aplikuesi në lidhje me refuzimin e vizës dhe arsyet, do të informohet me shkrim (refuzimi i vizes).

Pas marrjës së vizës dhe hyrjës në Republikën e Sllovenisë, i huaji është i obliguar që brenda tri ditëve të paraqitet në stacionin e policisë lokale.