Të dhëna të përgjithshme / Pomanjšaj pisavo Poveèaj pisavo Printo

Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë

Anton Ceta 6
10000 Prishtinë
Kosovo

T: (+) 381 38 246 255
F: (+) 381 38 246 256
E: mpi(at)gov.si

Ambassador:
HE Jožef Hlep







Të dhëna të përgjithshme

Sektori konsullor është i vendosur në Prishtinë, rruga Anton Cetta, nr 6

Udhëheqësi i sektorit konsullor është z.Tomaž Trobentar i cili është në dispozicion në numrin kontaktues 00381 38 246 255 ose 00381 224 112 ose përmes e-mail adresës mpi(at)gov.si.

Orari i punës së sektorit konsullor është prej të hënës deri të enjtën, prej orës 08:00-14:00.

Sektori konsullor deri në njoftimin tjetër, nuk do të punojë në parim të caktimit të terminit paraprak për aplikim të vizave, legalizimin e dokumenteve, lejeve të qëndrimit etj.

Për legalizimin e dokumenteve, palët mund të paraqesin kërkesat e tyre çdo ditë pune prej orës 8:00-09:00.Dokumenti i vërtetuar do të jetë i dorëzuar tek pala në të njëjtën ditë pas orës 15:00.

Aplikantët kërkesën e tyre për vizë dhe leje qëndrimin mund të dorëzojnë çdo ditë pune prej orës 9:00-12:00. Nëse dokumentacioni është i kompletuar dhe në qoftë se ambasada nuk ka ndonjë pengesë për lëshimin e vizës, viza do të lëshohet në ditën e ardhshme të punës. Lejet për qëndrim do të lëshohen pas vendimit të njësisë kompetente administrative në Republikën e Sllovenisë.

Të gjitha informatat në lidhje me vizat, lejet e qëndrimit, vulosjet, shtetësinë, çertifikatat e regjistrit nga libri amë, pasaportat etj, mund të merren përmes numrit kontaktues 00381 38 246 255 prej orës 8:00-13:00, ose përmes e-mail adreses mpi(at)gov.si

Nëse kërkesa nuk është e kompletuar, mund të plotësohet në ditën tjetër të punës prej orës 13:00-14:00.

Të gjitha aplikimet për viza ose leje të qëndrimit, mund të merren pa pagesë në Ambasadën e Republikës së Sllovenisë, si dhe në web faqën (www.mzz.gov.si).

Të gjitha taksat paguhen vetëm gjatë paraqitjes së aplikacionit në sportelet e sektorit konsullor të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Prishtinë. Çdo pagesë shtesë ose premtim në lidhje me marrjen e vizës ose lejës së qëndrimit,nuk është e lejuar.Jemi të njoftuar me raste, kur persona të panjohur në afërsi të Ambasadës, premtojnë marrjen e vizës ose lejës së qëndrimit, në mënyrë të përfitimit material.