Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Lajme /

Lajme

24.02.2022  

NJOFTIM: RIFILLIMI I PRANIMIT TË APLIKIMIT PËR VIZA C PËR TË GJITHA KATEGORITË

Të hënën, me 28 shkurt 2022, Ambasada Sllovene në Kosovë do të rifillojë pranimin e aplikimeve për vizë Shengen për qëndrim të shkurtër (viza C) për të gjitha kategoritë.

Aplikimi për vizë mund të bëhet përmes Qendrës Sllovene të Vizave që operohet nga VFS Global në ''Lidhja e Prizrenit'' nr. 22, Prishtinë. Fillimisht, aplikanti duhet të caktoj termin.

Termini mund të caktohet duke filluar nga e Premte, 25 shkurt 2022, duke telefonuar në numrin e telefonit 0900 111 22 nga ora 09:00 deri në 16:00 (e hënë-e premte).

Grupet e mëposhtme mund të paraqesin kërkesë për vizë Shengen për qëndrim të shkurtër (me terminin e caktuar më parë me email në consular.pristina(at)gov.si) në zyrën Konsullore të Ambasadës së Sllovenisë:
 • Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare;
 • Anëtarët e familjes së shtetasve të BE dhe Zvicrës të mbuluar nga Direktiva 2004/38 / EC.

Të gjitha informacionet mbi dokumentet e nevojshme për të paraqitur për aplikim për vizë mund të gjenden në Webfaqen e  Ambasadës:
 http://www.pristina.embassy.si/index.php?id=4410&L=1

Informacioni i azhurnuar mbi kushtet e hyrjes në Slloveni është në dispozicion në vegëzën më poshtë. Ju lutemi vini re se Kosova aktualisht është në listën e gjelbër të vendeve.
 https://www.gov.si/en/topics/coronavirus-disease-covid-19/border-crossing/