Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Lajme /

Lajme

06.09.2021  

Njoftim i rëndësishëm: Puna e kufizuar në Seksionin Konsullor të Ambasadës Sllovene në Prishtinë nga data 6.9.2021 deri ne njoftimin e radhës

Ju njoftojmë  se procedura e aplikimit për vize C për qëndrime të shkurtra (viza Shengen C - vizitë private, turizëm, biznes, etj.) pezullohen derisa të merret një vendim i përbashkët nga Shtetet Anëtare të BE -së për të rifilluar pranimin e aplikimit për vize C. 
Në raste të jashtëzakonshme të dokumentuara (veçanërisht aty ku dëshmohet interesi kombëtar) ambasada mund të pranojë aplikimin për vizë. Në rastet të tillë, pala duhet të paraqesë dokumentacionin që shpjegon domosdoshmërinë e udhëtimit paraprakisht në e-mail consular.pristina(at)gov.si.
Nëse ambasada pranon aplikimin, klientit do t'i jepet një afat për të paraqitur aplikimin.