Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Lajme /

Lajme

05.07.2021  

NJOFTIM: RIFILLIMI I PRANIMIT TË APLIKIMIT PËR VIZA C PËR TË GJITHA KATEGORITË

Të hënën, me 12 korrik 2021, Ambasada Sllovene në Kosovë do të rifillojë pranimin e aplikimeve për vizë Shengen për qëndrim të shkurtër (viza C) për të gjitha kategoritë.

Aplikimi për vizë mund të bëhet përmes Qendrës Sllovene të Vizave që operohet nga VFS Global në Dragodan, Prishtinë (adresa: "VICIANUM", Veranda C2.7, Arbëria 3 - ndërtesa Dumnica).Fillimisht, aplikanti duhet të caktoj termin.

Termini mund të caktohet duke filluar nga e Mërkura, 7 Korrik 2021, duke telefonuar në numrin e telefonit 0900 111 22 nga ora 09:00 deri në 16:00 (e hënë-e premte) ose duke dërguar në email  info.sloveniakos(at)vfshelpline.com, duke dhënë emrin dhe mbiemrin e aplikantit, numrin e pasaportës, numër telefoni, dhe duke treguar qëllimin e udhëtimit të aplikantit (turizëm, vizitë familjare / miqve, biznes, etj.). Pa termin, aplikimi për vizë nuk mund të dorëzohet.

Kërkesa për të caktuar termin permes emailit, do te kthehet pergjigjja brenda ditës nga ora 09:00-16:00 , termini do te caktohet vetëm pasi të pranojme konfirmimin tuaj.

Grupet e mëposhtme mund të paraqesin kërkesë për vizë Shengen për qëndrim të shkurtër (me terminin e caktuar më parë me email në consular.pristina(at)gov.si) në zyrën Konsullore të Ambasadës së Sllovenisë:
 • Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare;
 • Anëtarët e familjes së shtetasve të BE dhe Zvicrës të mbuluar nga Direktiva 2004/38 / EC.

Të gjitha informacionet mbi dokumentet e nevojshme për të paraqitur për aplikim për vizë mund të gjenden në Webfaqen e  Ambasadës:
 http://www.pristina.embassy.si/index.php?id=4410&L=1

Informacioni i azhurnuar mbi kushtet e hyrjes në Slloveni është në dispozicion në vegëzën më poshtë. Ju lutemi vini re se Kosova aktualisht është në listën e gjelbër të vendeve.
 https://www.gov.si/en/topics/coronavirus-disease-covid-19/border-crossing/