Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Lajme /

Lajme

29.03.2021  

Njoftim i rёndёsishёm: Orari i kufizuar i punёs nё Seksionin Konsullor tё Ambasadёs Sllovene nё Prishtinё, nga data 30:3.2021, deri nё njoftimin e radhёs

Ju njoftojmё se me qёllim tё parandalimit tё pёrhapjes sё infeksionit tё koronavirusit tё shfaqur me COVID-19, shёrbimet Konsullore nё Ambasadёn e Republikёs sё Sllovenisё nё Prishtinё, kufizohen vetem nё rastet urgjente pёr shtetasit slloven.

Deri neёnjoftimin e radhёs, nё Seksionin Konsullor tё Ambasadёs, vlejnё masat si neёvijim: 

- Deri nё njoftimin e radhёs, Seksioni Konsullor i Ambasadёs nuk do tё lёshoj leje pune/qёndrimi dhe nuk do tё ofrojё shёrbime pёr shtetasit jo slloven

- Janё anuluar tё gjitha terminet e paracaktuara deri me tani per leje pune/qёndrimi, dhe terminet e reja do tё caktohen atёherё kur tё mirret vendimi peё shfuqizimin e masave pёr hyrje nё Republikёn e Sllovenisё.

- Palёve do tё ju ofrohen informacione vetёm nёpёrmjet postёs elektronike dhe numrit kontaktues. Nё shёrbim tё kёsaj, numri i poshtёshёnuar pёr informacione Konsullore do tё jetё i hapur nga ora 15:00 – 16:00.

Informacionet konsullor nёpёrmjet telefonit; +383 38 246 255, nga e hёna deri tё ejten, nga ora 15:00 deri 16:00 (informacionet nёpёrmjet telefonit do tё ofrohen nё gjuhёn sllovene, shqipe ose nё gjuhёn angleze)

Posta elektronike: consular.pristina@gov.si (informacionet nёpёrmjet postёs elektronike do tё ofrohen nё gjuhёn sllovene, shqipe ose nё gjuhёn angleze)

 

Kur tё merret vendimi pёr hapjen e sёrishme tё Seksionit Konsullor, njoftimi do tё publikohet nё web faqen e Ambasadёs, si dhe nё rrjetin social.