Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Lajme /

Lajme

20.07.2020  

NJOFTIM: Certifikata e jetës ("Potrdilo o živetju")

SRPSKI

SLOVENSKO

Ju informojmë se nga  data 21 korrik 2020 Seksioni Konsullor i Ambasadës Sllovene në Prishtinë nuk do të verifikojë më nënshkrimin e përfituesit të pensionit slloven  të ashtuquajturën "Certifikata e jetës (Potrdilo o živetju)".

Procedura e re për verifikimin e "Certifikatës së jetës (Potrdilo o živetju)" duke filluar nga data  21 Korrik 2020, siç është rënë dakord me Institutin e Sigurimeve të Pensionit dhe Aftësisë së Kufizuar të Sllovenisë - ZPIZ, vijon më poshtë:

  • Kur pala merr letrën nga Instituti i Sigurimit të Pensionit dhe Aftësisë së Kufizuar të Sllovenisë - ZPIZ (e pajisur me kodin QR dhe numrin e dosjes së palës), pala duhet të plotësojë të dhënat që mungojnë (nëse ka) dhe të nënshkruajë formularin. Pala  duhet të skenojë dokumentin dhe ta dërgojë atë nëpërmjet emailit në consular.pristina(at)gov.si  për të marrë udhëzimet shtesë me email. Për komunikim më të shpejtë këshillohet të dërgoni numrin e telefonit të palës në email.

  • Pas marrjes së udhëzimeve shtesë nga Ambasada, pala duhet të  dërgojë formularin origjinal të "Certifikatës së jetës (Potrdilo o živetju)" Ambasadës së Republikës së Sllovenisë (Adresa: Anton Çeta nr.6, 10.000 Prishtinë, Kosovë) së bashku me kopjen të pasaportës së palës ose letërnjoftimit. Ambasada nuk do të pranoj dokumentet e sjellura personalisht në Ambasadë, por vetëm me postë.

  • Ambasada nuk do të verifikojë "Certifikatën e jetës (Potrdilo o živetju)" nëse nuk është plotësuar  me informatat e palës dhe nënshkruar.

  • Ambasada do të verifikojë të dhënat tuaja përmes Ministrisë kompetente.

  • Pasi të ketë përfunduar verifikimi, seksioni Konsullor do t'ju dërgojë një e-mail me udhëzime për pagesën e taksës  konsullore (përfshirë postën).

  • Kur seksioni Konsullor do të regjistrojë pagesën tuaj të taksës konsullore, forma origjinale e "Certifikatës së jetës (Potrdilo o živetju)" dhe kopja e ID së palës, e vulosur nga Ambasada, do të dërgohet në adresën tuaj të shtëpisë.

  • Për shkak të masave të marra nga Ambasada e Sllovenisë, nuk nevojitet që pala të paraqitet fizikisht në Ambasadë. E gjithë procedura do të bëhet me postë normale dhe me email.

  • Kur pala të marrë përsëri dokumentacionin që do të dërgohet nga Ambasada, ai / ajo duhet ta dërgojë atë në zyrën kompetente të Institutit të Pensionit dhe Sigurimit të Aftësisë së Kufizuar të Sllovenisë - ZPIZ.

Gjithashtu ju njoftojme se pala duhet te na dergoj me poste dokumentacionin ORIGJINAL te kompletuar (formularin e plotesuar dhe kopjen e leternjoftimit ose pasaportes) ne adresen e Ambasades: Rr.Anton Çeta nr.6 , Prishtine 10000).