Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Lajme /

Lajme

01.06.2020  

Shërbimet konsullore të ofruara nga Seksioni Konsullor i Ambasadës së Sllovenisë në Prishtinë nga 1 qershori 2020

Ju informojmë se, Seksioni Konsullor i Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Prishtinë është duke ofruar shërbime konsullore si më poshtë, që nga 1 qershori 2020:¸


1. Shërbimet konsullore për shtetasit Sllovenë
Nga 1 qershori 2020, ofrohen të gjitha shërbimet konsullore për shtetasit Sllovenë. Shërbimet konsullore mund të kryhen vetëm në bazë të njoftimit paraprak dhe caktimit të terminit. Kërkesa për termin bëhet në mënyrë elektronike, në email adresën consular.pristina(at)gov.si

2. Procedurat e lejës së qëndrimit
Seksioni Konsullor do t'i ftojë palët për t'ju shërbyer atyre në lidhje me  vendimet e procedurës së marrjes së lejës së qëndrimit. Palët do të kontaktohen përmes telefonit. Në të njëjtën kohë, palëve do t'ju caktohet termini për ardhje në Ambasadë për të marr vendimin. Nëse pala nuk është e arritshme përmes telefonit, Ambasada do të dërgojë një ftesë me shkrim me termin të caktuar.


Nëse nuk kemi kontaktuar me palën përmes telefonit ose nuk i kemi dërguar  ftesë me shkrim, kjo do të thotë se ne(Ambasada) nuk kemi pranuar vendim ose dokumentacion tjetër nga Njësia Administrative kompetente në Slloveni, që t'i lëshohet palës. Në këtë rast, ne kërkojmë që pala të adresojë të gjitha kërkesat për informacione në lidhje me leje qëndrimin si dhe informacione të tjera mbi procedurën, drejtëpërdrejtë  në Njësinë Administrative në Republikën e Sllovenisë, e cila e përpunon kërkesën.
Lista e Njësive Administrative në Slloveni si dhe kontaktet e tyre janë në dispozicion këtu:

3. Dhënia e shenjave të gishtërinjve në procedurat e lejës së qëndrimit
Përmes kontraktuesit të jashtëm të Ambasadës, VFS Global, nga 1 qershori 2020, mund te caktoni termine për dhënien e shenjave të gishtërinjve, që vlenë për palët nga të cilët është kërkuar zyrtarisht nga Njësia Administrative e cila vendos për kërkesat e tyre për lëshimin e lejeve të qëndrimit në Slloveni,  të paraqesin shenjat e gishtërinjve përmes Ambasades Sllovene në Prishtinë.

Udhëzimet që duhet të ndiqen për të marrë terminin dhe për dhënien e shenjave të gishtërinjve janë si në vijim:

- Për të marrë terminin, pala duhet të telefonoj Qendrën e thirrjeve të kontraktuesit të jashtëm VFS Global, në numrin e telefonit 0900 111 22, nga e hëna deri të premtën, në mes të ores  08:00 dhe 16:00. Termini mund të merret vetëm duke e thirrur numrin e specifikuar.

- Në terminin e caktuar, pala do të vjen në Qendrën VFS, e cila ndodhet ne rrugen "Vicianum C.2.7 - Ndërtesa Dumnica", Arberi në Prishtinë. Nëse pala nuk do të paraqitet në terminin e caktuar, pala detyrohet të marr një termin të ri.

- Pala DUHET të dëshmojë obligimin që ka për të dhënë shenjat e gishtërinjve me një kopje të dokumentit zyrtar nga Njësia Administrative kompetente e Sllovenise, e cila vërteton se, personit (emri, mbiemri, data e lindjes) i kërkohet të paraqesë gjurmët e gishtërinjve. Pala e cila nuk arrin t'i sjellë kopjet e dokumentit të lartpërmendur në emërimin e tij dhe nuk e vërteton këtë obligim për të dhënë shenjat e gishtërinjve, në atë rast, shenjat e gishtërinjve nuk do t'i mirren. Pala duhet të identifikojë vetën me pasaportë të vlefshme kur jep shenjat e gishtërinjve.

- Tarifa/pagesa  e VFS Global për dhënien e shenjave të gishtërinjve është 20 EUR për person, dhe paguhet në ditën e terminit, drejtëpërdrejtë në VFS.

4. Procedurat e vizave
Lëshimi i vizave afatshkurte (viza Shengen C- vizita private, turizëm, biznes) do të mbetën të pezulluara deri ne vendimin e  përbashkët  të shteteve anëtare të BE-se,  kur do të rivendoset për cështjen e tyre.


Lëshimi i vizave afatgjate (viza D), mbetën të pezulluara deri në njoftimin e rradhës përvec në rastet e ri- bashkimit familjar, shkëmbime studentore (Erasmus, etj.) dhe për sportistë, aritstë, hulumtues dhe shkencëtar, për të cilët Ministria kompetente e Republikës së Sllovenisë shpreh gatishmëri për bashkëpunim.


Në raste të jashtëzakonshme të dokumentuara (veçanërisht aty ku dëshmohet interesi kombëtar), Ambasada mund të pranojë kërkesën për vizë, por vetëm në kushte te tilla ku pala mund të dëshmojë me biletë aeroplani,me crast  vërteton se mund të udhëtojë në Slloveni brenda 15 ditëve nga lëshimi i vizës, si dhe dëshmi që pala mund të kthehet në vendlindje para afatit të skadimit të vizes.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------


!!!!LAJMËRIM I RËNDËSISHË M!!!!


Hyrja në Seksionin Konsullor do të lejohet vetëm për palët që kanë termin të caktuar dhe të cilët janë të mbrojtur në mënyrë adekuate dhe që mbajnë  maskë ne fytyrë.

Pala e cila tregon shenja të dukshme të infeksionit, nuk do të lejohet të hyjë në Seksionin Konsullor pavarësisht terminit të caktuar.

Pala që ka termin të caktuar duhet të paraqitet në Ambasadë në kohën e saktë.

Qëndrimi si dhe grupimi përpara Ambasadës nuk është i  lejuar.

Nëse pala nuk paraqitet në datën e caktuar (terminin), pala duhet të riaplikojë për termin të ri përmes email adreses   consular.pristina(at)gov.si

Informatat konsullore mund të sigurohen për palët vetëm përmes postës elektronike (consular.pristina(at)gov.si ) ose përmes telefonit, nga e hëna deri të enjtën, prej orës  15:00 deri në 16:00, në numrin e telefonit +383 38 246 255.