Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Lajme /

Lajme

28.05.2020  

NJOFTIM: Nga data 1 Qershor 2020 do të fillojmë me termine për dhënien e shenjave të gishtërinjve

Departamenti Konsullor i Ambasadës së Republikës së Sllovenisë ju njofton se duke filluar nga data 1 Qershor 2020 do të fillojmë me termine për dhënien e shenjave të  gishtërinjve për procedurën e lejeve të qëndrimit të cilat do të merren  përmes kontraktorit të jashtëm VFS Global.

Terminet do të caktohen vetëm për palët të cilët kanë bërë kërkesë zyrtare në Kuvendet Komunale (bazuar në aplikimet për lëshimin e lejeqendrimit në Slloveni) për dhënien e shenjave të  gishtërinjëve përmes Ambasadës Sllovene në Prishtinë.

Më poshtë mund ti gjeni udhëzimet për caktimin e terminit për dhënien e shenjave të gishtërinjëve:

  • Pala duhet të telefonoj Qendrën e Thirrjeve të kontraktorit të jashtëm të Ambasadës VFS Global në numrin e telefonit +383(0) 38 412 812, +383(0) 38 412 712  nga e hëna deri të premten, ndërmjet orës  8 dhe 16h. Terminet mund të caktohen vetëm duke thirrur direkt në Qendrën e Thirrjeve VFS Global.
  • Pala duhet të paraqitet në terminin e dhënë nga ana e Qendrës VFS Global, me lokacion në "Vicianum C.2.7 - Ndërtesa e Dumnicës", Arbëri, Prishtinë. Nëse pala nuk paraqitet në terminin e caktuar, ai duhet të pres për një termin të ri.
  • Është  obligative që pala  të ketë me veti pasaportën valide dhe një kopje të një letre zyrtare nga Kuvendi Komunal në Slloveni  si dëshmi që duhet dhënë shenjat e gishtërinjëve bazuar në kërkesën e tyre për leje qëndrim, e cila vërteton se personi në fjalë (emri, mbiemri, data e lindjes) I është kërkuar të merren  shenjat e gishtërinjve. Nëse pala nuk jep një kopje të dokumentit të lartpërmendur, shenjat  e gishtërinjve nuk do të merren.
  • Tarifa e shërbimit të VFS Global për dhënien shenjave të gishtërinjve është 20 EUR për person dhe duhet të paguhet direkt në Qendrën VFS Global.