Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Lajme /

Lajme

05.12.2019  

ORARI I PUNËS SË AMBASADËS GJATË FESTËS SË KRISHTËLINDJES DHE FESTËS SË VITIT TË RI

Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë, me rastin e festave të fundvitit do të jetë e mbyllur me datë 25 dhe 26 dhjetor 2019, si dhe me datë 1 dhe 2 janar 2020.

Përveç kësaj,  Seksioni Konsullor i Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Prishtinë, do të jetë i mbyllur me datë 23 dhe 24 dhjetor 2019. Në datat e lartëcekura Seksioni Konsullor do të jetë i hapur për telefonata nga e hëna deri të enjten (përveç ditëve të festave), nga ora 15 00 deri 16 00, në numrin 00 383 38 246 255, apo në email-in sloembassy.pristina(at)gov.si.

Qendra Sllovene e Vizave, e udhëhequr nga VFS Global në Prishtinë, nuk do të pranoj aplikime nga 23 dhjetor deri me 30 dhjetor 2019. Qendra e Vizave do të jetë e hapur me datë 31 dhjetor 2019.

Aplikuesit për viza duhet të kenë parasysh se koha e procesimit të aplikacioneve do të shtyhet. Aplikuesit të cilët do të aplikojnë për viza gjatë javës së 16 deri 20 dhjetor 2019, do të marrin përgjigje nga 6 janari 2020.

Në raste emergjente shtetasit Slloven të cilët gjinden në Kosovë, do të mund të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës.