Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Lajme /

Lajme

13.05.2019  

NJOFTIM: DHËNIA E SHENJAVE TË GISHTERINJEVE

Prej 13majit 2019, Sllovenia behet me një kontraktues të jashtëm për marrjen e shenjave te gishtërinjve në procesin e marrjes së lejeve të qëndrimit në Republikën e Sllovenisë.

Shenjat te gishtërinjve mund të jepen në Qendrën Sllovene të Aplikimit për Vizë, e cila menaxhohet nga VFS Global në Prishtinë dhe gjendet në Rr. Rrustem Statovci nr. 36, 10000 në Prishtinë (përballë parkut të qytetit).

Orari për të dhëne shenjat të gishterinjeve eshtë nga e hëna deri të premten nga ora 7:30 deri në orën 11:00. Kur dorëzoni shenjat e gishtërinjve, është e nevojshme të paguani 20 euro për shërbimin VFS. Pagesa mund të bëhet në para të gatshme ose me kartele bankare.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM !!!
Kur merret vendimi nga njësia administrative përkatëse në Slloveni, që ka të bëjë me kërkesën tuaj për leje qëndrimi dhe është gati për shërbim, Ambasada e Republikës së Sllovenisë do t'ju kontaktojë në numrin e telefonit ose me shkrim në adresën e shtëpisë dhe ju fton të personalisht në Ambasadën.
Nëse Ambasada e Republikës së Sllovenisë nuk ju ka kontaktuar me telefon ose me shkrim, kjo do të thotë se Ambasada ende nuk është njoftuar për vendimin, ose vendimi nuk është ende gati për shërbim.