Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Lajme /

Lajme

31.10.2018  

Sllovenia bëhet me agjension për pranimin e aplikacioneve për viza afatshkurte të Shengenit (nga 19 Nëntor 2018)

Sllovenia  bëhet me agjension për pranimin e aplikacioneve për viza afatshkurte të Shengenit në Kosovë. Qendra e re për pranimin e aplikacioneve,  do të lehtësoj aplikimin për Shengen vizë.

Qendra e aplikimit për viza e udhehequr nga VFS Global, do të hapet në Prishtinë të hënën, 19 Nëntor 2018, dhe do të pranoj aplikacione për vizëafatshkurte Shengen, për Slloveni dhe Latvi.

Qendra e aplikimit për viza e udhehequr nga VFS Global, ndodhet në adresën Rr. ''Rrustem Statovci'' nr 36, 10000 Prishtinë, Kosovë. Dorëzimi i aplikacioneve mundësohet nga ora 09:00 – 16:00, (E hënë – E premte) – me përjashtim të festave.

Shuma e pagesës për vizë do të mbetet e njejtë dhe ate mund ta gjeni edhe në uebfaqen zyrtare të Ambasadës. Krahas kësaj pagese, aplikuesit do të paguajnë edhe një tarifë prej 20 eur për person, që nënkupton pagesën e shërbimit të VFS-së.

Edhe pas hapjes së agjensionit për aplikim për viza, Ambasada do të vazhdojë t'i procesoj aplikimet dhe të marr të gjitha vendimet në lidhje me viza.

Grupet /personat  të cilët do të mund të aplikojnë për vizë afatshkurte të Shengenit (duke caktuar termin  paraprak përmes emailit në adresën sloembassy.pristina(at)gov.si), në zyrën konsullore të Ambasadës Sllovene janë:
• Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe pasaportave zyrtare;
• Anëtarët e familjës së BE-së dhe shtetasit e Zvicrës nën direktivën 2004/38/EC.

Ju lutem veni re që, lejet e qëndrimit dhe aplikimet për  vizë D , nuk do të pranohen në Qendrën për aplikim për  vizë Shengen të udhehequr nga VFS Global. Zyra konsullore në Ambasadën Sllovene do të vazhdoj të pranoj aplikimet për leje të qëndrimit dhe të vizave D, gjatë orarit të punës të Ambasadës, të publikuara në  www.pristina.embassy.si.

Në lidhje me aplikuesit për vizë, do të lansohet një ueb faqe e re para datës 19 Nentor 2018. Më tepër informata do të jepen në ditët në vijim.